Marigona Sun është lagje e tipit të mbyllur, me gjithsejt 157 shtëpi dhe disa objekte për shërbime ekskluzive që do jenë në shërbim të komunitetit si Spa dhe pishinë për banorët, fushë multifunksionale sportive, qendër fitnesi, pikë grumbulluese në fillim të lagjes dhe hapësira të gjelbëruara e shtigje të shumta për ecje